Humb jetën basketbollisti legjendar
BKT
Sport

Humb jetën basketbollisti legjendar

Lojtari legjendar i NBA-s, Kobe Bryant ka vdekur në një aksident me helikopter në Kaliforni, raportojnë mediat amerikane.

Bryant (41) ishte në mesin e të paktën katër personave që udhëtonin në helikopterin e tij privat mbi Calabasas kur shpërtheu një zjarr, sipas TMZ Sports.

Në aksident nuk ka të mbijetuar dhe shkaku i përplasjes është nën hetim, sipas TMZ.

Gruaja e Bryant, Vanessa, nuk ishte në mesin e atyre që gjendeshin në helikopter.

Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers, duke fituar pesë kampionate dhe duke luajtur 18 ndeshje All-Star para se të tërhiqej pas sezonit 2016.