Milan - Torino, rossonerët bartin fanellën me foton e Kobe Bryant
BKT
Sport

Milan - Torino, rossonerët bartin fanellën me foton e Kobe Bryant

Milani e pret Torinon në çerekfinale të “Coppa d’Italia”, me të vetmin synim fitoren.

Forma e mirë e vitit të ri kalendarik i jep përparësi “kuq e zinjve” që ta fitojnë këtë sfidë, megjithëse nuk pritet ta ketë të lehtë përballë torinezëve.

Megjithatë, përveç rezultatit, diçka tjetër pritet ta marrë vëmendjen. Fjala është për fanellat që do t’i bartin djelmoshat Rossonerë.

Sipas mediave italiane, me lejen e shtëpisë numër një të futbollit italian, Milani do të mbajë fanella me foton e Kobe Bryant, në solidarizim me largimin e hershëm nga kjo botë të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq pas një aksidenti me helikopter, bashkë me të bijën, Gianna.