PSG dhe Silva ndajnë rrugët
BKT
Sport

PSG dhe Silva ndajnë rrugët

Paris Saint-Germain dhe Thiago Silva duket se do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave francez, kampionët në fuqi të Francës dhe braziliani nuk kanë duke biseduar për rinovimin e kontratës së re.

Agjenti i lojtarit ka konfirmuar se klienti i tij në verën që vjen do të bëhet me klub të ri.

Silva në vitin 2012 iu bashkua parisenëve nga AC Milan. 35 vjeçari siç raportohet, është duke u monitoruar nga disa klube evropiane, por agjenti i lojtarit nuk ka përmendur ndonjë klub ku braziliani mund të transferohet.