17:17 / 29.01.2020
Klopp bllokon largimin e Shaqirit nga Liverpool
Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit, i cili mbyllet ditën e premte.
Anësori 28 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka qenë dëshirë e disa skuadrave evropiane, përfshirë edhe Romën, që shfaqej më serioze në këtë drejtim.
Sipas medieve në Angli, është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, që ka bllokuar largimin e Shaqirit, duke e cilësuar të rëndësishëm për skuadrën.
Liverpool këtë sezon ka prioritet triumfimin në Premierligë, trofe i cili u ka munguar në 30 vitet e fundit.
Xherdan Shaqiri këtë sezon te Liverpool është paraqitur në vetëm 256 minuta.
Ai në pjesën më të madhe të kohës, ka qenë i lënduar.























