22:42 / 29.01.2020
Fiton Unitedi, por City në finale
Manchester United e ka mposhtur Manchester Cityn, me rezultat 1-0, sonte në “Etihad Stadiumi”, por ‘qytetarët’ kualifikohen në finalen e madh të Kupës së Ligës, pasi që në ndeshjen e parë fituan me rezultat 3-1.
Përballja e kthimit mes dy rivalëlve të qytetit te Manchesterit, ka dhënë një lojë mjaft të mirë, por që u shënuan vetëm një gol.
Nemanja Matiq (35), shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, dhe i njëjti lojtar në pjesën e dytë u “skuq” pasi një ndërhyrje të palejuar.
Skuadra e Pep Guardiolës, pati disa raste të mira, por që nuk ia doli të çojë asnjë herë topin në rrjetën e De Geas, megjithatë, City prek finalen ku do të ndeshet me Aston Villan.























