Real Madrid shkatërron Real Zaragozën
BKT
Sport

Real Madrid shkatërron Real Zaragozën

Real Madridi ka vazhduar më formën e mirë edhe në Kupën e Mbretit.

“Mbretërit” mposhtën në udhëtim Real Zaragozën, me rezultat të thellë prej 0-4, duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e kësaj garë joshëse.

“Los Blancos” gjatë gjithë ndeshjes ishin ekipi më i mirë në terren, duke dominuar lojën dhe duke shënuar katër gola.

Varane (6’), Vazquez (32’), Vinicius Junior (72’) dhe Benzema (80’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Zinedine Zidane.