Kevin Gameiro mbetet në “Mestalla”
BKT
Sport

Kevin Gameiro mbetet në “Mestalla”

E ardhmja e Kevin Gameiro me shumë mundësi do të vijojë në “Mestalla”.

Drejtuesit e skuadrës së Valencias kanë vendosur ta heqin për momentin nga merkatoja 32-vjeçarin, i cili në 21 ndeshje sezonale ka realizuar 4 gola.

Francezi është pjesë e Valencias që nga viti 2018, kur u transferua nga Atletico Madridi për shumën e 16 milionë eurove.

Lajmi për qëndrimin e lojtarit nën urdhrat e trajnerit Albert Celades u konfirmua nga agjentët e francezit.