Sporti shqiptar në zi, vdes ish-futbollisti kampion
BKT
Sport

Sporti shqiptar në zi, vdes ish-futbollisti kampion

Sporti shqiptar në zi, ish-futbollisti Kostandin Rama është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Ish-lojtari i Elbasanit vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot ndërroi jetë. Kostandin Rama ishte një nga lojtarët kryesor të Elbasanit (Labinot) në sezonin 1983-1984 kur u shpallën kampion në Shqipëri.

Ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer si futbollist dhe pas “pensionimit”, nga futbolli i luajtur emigroi drejt Greqisë.

Ish-lojtari i njohur i Elbasanit nuk arriti të fitonte betejën e tij me sëmundjen dhe në moshën 59-vjeçare mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij.