21:51 / 30.01.2020
Visar Bekaj i Prishtinës vëzhgohet nga Besiktas
Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj është duke u monitoruar nga klubi i famshëm turk, Besiktas.
“Në ndeshjen e sotme miqësore, Prishtina - Ordbasy, prezent ishte edhe menaxheri/skaut i portierëve të klubit të madh turk të Stambollit, Besiktas. Nën vëzhgimin e tij të afërt ishte portieri ynë, Visar Bekaj. Bekaj njëherësh edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, sot nuk pati aq shumë punë meqenëse ishte Prishtina ajo që po kërkonte të shënonte duke mos i lejuar raste shënimi skuadrës kundërshtare. Padyshim që prezenca e skautëve të klubeve të mëdha nuk i bënë nder vetëm Prishtinës, por në përgjithësi futbollit tonë kosovar”, shkruan faqja zyrtare e klubit prishtinas.























