Çmenduria e Barcelonës, 31 milionë euro për talentin portugez
BKT
Sport

Çmenduria e Barcelonës, 31 milionë euro për talentin portugez

Klubi i Bragës ka zyrtarizuar para pak minutash arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për transferimin e sulmuesit , Francisco Trincao. 

Portugezi do të kalojë në Katalonjë në fundin e këtij sezoni për shumën e 31 milionë eurove.

20-vjeçari luan për Bragën që nga viti 2011, ku fillimisht luante me ekipin e të rinjve derisa kaloi në ekipin e parë. Trincao ka luajtur në 30 ndeshje zyrtare me portugezët, ku ka shënuar dhe 3 gola.

Sulmuesi portugez ishte në listën finale për trofeun “Golden Boy” dhe është zgjedhur nga UEFA si një nga talentet më të mirë në futbollin europian. Trincao luan për kombëtaren U-21 të Portugalisë, ku ka fituar dhe kampionatin europian për moshat U-19 në vitin 2018. Sulmuesi në këtë kompeticion u shpall dhe golashënuesi më i mirë.