19:48 / 01.02.2020
PSG pa telashe kundër Montpellier – arkëton tri pikë të reja
Paris Saint Germain po vazhdon pa telashe drejt titullit të radhës në Ligue 1.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka mposhtur 5:0 Montpellierin, për tri pikët e reja.
Goli i parë në këtë përballje erdhi nga Pablo Sarabia, i cili shënoi pas vetëm tetë minutave lojë.
Epërsinë e PSG e dyfishoi Angel Di Maria, në minutën e 41’ të takimit, kurse mysafirët u gjunjëzuan një minutë para fundit të pjesës së parë, kur Congre shënoi në portën e vet për 3:0, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, PSG gjeti golin edhe dy herë të tjera, fillimisht me Kylian Mbappe (57’) kurse pastaj me anë të Layvin Kurzawa, i cili vendosi shifrat në 5:0.
Me këtë fitore, PSG shkon në 55 pikë për pozitën e parë, kurse Montpellier në pozitën e katërt mbetet me 33 pikë.























