Arteta me fjalë të mira për Mustafin
Arsenali ndaj Burnley-it ka barauar me rezultat 0:0, ku përgjatë 90 minutave lojë në qendër të mbrojtë se ‘topgjinjëve’ ishte Shkodran Mustafi I cili mori lëvdata për mënyrën sesi është përballur me vështirësitë.
27-vjeçari në muajt e fundit ishte kritikuar shumë për gabimet trashanike, të cilat i kanë humbur edhe pike skuadrës nga Londra.
Por trajneri i ri i Arsenalit, Arteta e ka lartësuar Mustafin për menyrën e lojës të cilën e ka bërë ndaj Burnley-it dhe i ka bërë thirrje që të vazhdojë me ecurinë e njejtë.
“I thashë se ai mund edhe të gaboj por se më pëlqen reagimi i tij pas bën një gabim dhe guximi të cilin e ka treguar për të luajtur dhe për të marrë vendime”, tha Arteta për Mustafin.
“Ai është duke stërvitur shumë mirë dhe mendoj se keni mundur ta shihni sot se sa mirë luajti”, shtoi ai.
Mustafi ishte pjesë e mbrojtës, me katër të Arsenalin që nuk pranoi gol në barazimin 0:0 ndaj Burnley në Turf Moor të dielën.























