13:32 / 03.02.2020
Idriz Voca në formacionin e javës në Zvicër
Futbollistët shqiptarë janë duke shkëlqyer nëpër ligat më të forta të Evropës.
Në fundjavë është zhvilluar xhiro e 20-të në kampionatin zviceran.
Futbollisti shqiptar, Idriz Voca ka shkëlqyer në fitoren e Luzernit kundër Young Boys me rezultat 2:0.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Gjithashtu me Vocen është vlerësuar edhe shqiptari tjetër, Pajtim Kasami.
Më poshtë e keni formacionin e javës në Zvicër:
























