SHGSK ia dhuron "Hyjneshën në fron" presidentit të FIFA-s
BKT
Sport

SHGSK ia dhuron "Hyjneshën në fron" presidentit të FIFA-s

Delegacioni i SHGSK-së kryetari Edmond Thaçi dhe sekretari i përgjithshëm Artan Muhaxhiri, të cilët po marrin pjesë në puninet e Kongresit të AIPS-as në Budapest, ka shfrytëzuar prezencën e presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, që t’ia prezantojë “Hyjneshën në fron”, të cilën i pari i FIFA-s e pranoi pas takimit të hapur një orësh me gazetarët nga mbarë bota.

Simboli nga Kosova, tash do të jetë pjesë e suvenireve që deri tash ka pranuar Infantino nga mbarë bota. Infantino para anëtarëve të AIPS-as ka folur rreth sfidave të FIFA-s, rolit të futbollit të femrave, rritjen e sportit të futbollit në Azi e Afrikë si dhe rreth përgatitjeve për botërorin në Katar.