Flamurtari fiton miqësoren e parë në Antalia
BKT
Sport

Flamurtari fiton miqësoren e parë në Antalia

Flamurtari i Prishtinës ka vazhduar me fazën përgatitore në Antalia.

Sot, ‘Armata Kuq e Zi’ ka zhvilluar një miqësore ndaj skuadrës afrikane, FC Goddosky.

Pas 90 minutash, rezultati final i takimit ishte 1-0 për prishtinasit.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Shend Kelmendi.

Më parë, Flamurtari kishte luajtur miqësore edhe ndaj skuadrës rumune  Ripernsia Temishavara, takim ky i humbur 2-0 nga ‘kuqezit’.