13:27 / 04.02.2020
Fabregas: Nuk shkoj në Kanada, respektoj kontratën me Monacon
Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas ka hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm te Montreal Impact në Kanada, skuadër që drejtohet nga miku i tij Thierry Henry, i njëjti që e mori futbollistin edhe te Monaco.
Në një intervistë për mediat franceze Fabregas deklaroi se ka ende edhe dy sezone e gjysmë kontratë me monegaskët dhe vetëm pas përfundimit të saj do të konsiderojë një transferim në Kanada ose ShBA, për të luajtur edhe një sezon tjetër.
“Nuk do të trabnsferohem te Montreal Impact. Kam edhe dy vite e gjysmë kontratë me Monacon, të cilën do ta respektoj deri në fund. Më pas besoj se do të luaj edhe një sezon tjetër, në SHBA ose Kanada”, deklaroi mesfushori spanjoll.























