Mickoski: Shtyrja e zgjedhjeve, do të shkaktojë krizë të thellë politike
BKT
Rajoni dhe Bota

Mickoski: Shtyrja e zgjedhjeve, do të shkaktojë krizë të thellë politike

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot u shpreh i prerë se është kundër çdo shtyrje të zgjedhjeve të 12 prillit. Sipas tij çdo shtyrje eventuale nënkupton krizë të thellë politike në vend.

“Nuk ka nevojë për takim liderësh në rast se flasim për mbajtjen e zgjedhjeve. Data është caktuar, jemi marrë vesh dhe kjo duhet të zbatohet. Çdo shtyrje eventuale do të thotë krizë serioze në shtet”, tha Mickoski duke shtuar se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzoj në Kuvend, propozim për shpërbërjen e kuvendit më 12 shkurt dhe siç u shpreh ai atëherë do të shihet se kush është “për” e kush “kundër” mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, ish kryeministri Zoran Zaev, me çdo çmim kërkon anulimin e zgjedhjeve. /Alsat-m


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota