Kumbulla merr vlerësimin e jashtëzakonshëm nga "CIES Football"
BKT
Sport

Kumbulla merr vlerësimin e jashtëzakonshëm nga "CIES Football"

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon fantastik në Serie A me skuadrën e Hellas Veronës.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi së fundmi është vlerësuar mes 10 lojtarëve me më shumë minuta në Europë, sipas observatorit “CIES Football”.

Në listën me talentet evropianë që kanë më shumë minuta në fushë, me shtatlartin e Veronës që kap 61 përqind të minutave në fushë.

Lojtari shqiptar pritet të ndërrojë ekip në verë, me ofertat e “gjigantëve” europianë që nuk kanë munguar, raportojnë mediat shqiptare.