09:10 / 05.02.2020
Milot Rashica: Çfarë nate, çfarë fitore
Ylli i Kosovës, Milot Rashica ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren e Werder Bremenit kundër Borussia Dortmundit.
Reprezentuesi kosovar asistoi dhe shënoi një gol në fitoren e madhe te Bremenit për të siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë.
Rashica përmes llogarisë së tij në Facebook, është shprehur shumë i lumtur me fitore.
“Çfarë nate, çfarë fitore”, ka shkruar shkruar Rashica, i cili mbrëmë tregoi performancë jashtëzakonisht të lartë.























