Situatë e tensionuar te Barcelona, ja çfarë thotë Setien
BKT
Sport

Situatë e tensionuar te Barcelona, ja çfarë thotë Setien

Situatë e tensionuar e orëve të fundit te klubi i Barcelonës. Krejt kjo nisi pas një deklarate të Eric Abidal, i cili tha se lojtarët e shkarkuan Ernesto Valverden, pasi nuk punuan sa duhet.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e kapitenit Leo Messi, i cili i kërkonte atij të jepte emra konkretë pasi prekej i gjithë ekipi.

Krejt kjo ka ndodhur pak dite para ndeshjes me Athletic Bilbao, e cila zhvillohet të enjten në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Trajneri Quique Setien mbajti konferencë për shtyp rreth kësaj ndeshjes, por pa mundur t’i ik pyetjeve rreth situatës që ka kapluar klubin katalanas.

“Shumica e gjërave që më përmendët janë të rëndësishme, por ato nuk më prekin mua. Unë përpiqem të mos prek lojtarët e mi. Ne biseduam një minutë për këtë çështje. Ne kemi një detyrim të përqëndrohemi në ndeshje. Ajo që më intereson është futbolli. Gjithçka tjetër është situata që unë nuk do të jem në gjendje t’i kontrolloj, prandaj nuk lodhem. Për futbollin, ne flasim çfarëdo, që është ajo që më intereson. Futbollistët gjithashtu”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Ndërsa për yllin argjentinas tha: “Kjo është një situatë nuk më prek mua. Unë përqëndrohem vetëm në futboll. Unë përqëndrohem në dhënien e mjeteve për lojtarët e mi. Gjithçka tjetër nuk më intereson. Në çdo klub si ky ka probleme, por ato janë gjëra që unë nuk mund t’i kontrolloj. Ju jeni tashmë atje. Më pyetni për futbollin, ju lutem”.