14:01 / 05.02.2020
Sarri pas brazilianit te Chelseas
Juventusi ka shfaqur probleme të mëdha këtë sezon nga krahët e mbrojtjes dhe tentativa për Kurzawan në janar e konfirmon këtë fakt.
Duke menduar për sezonin e ardhshëm, Mauricio Sarri i ka dhënë indikacione drejtorit sportiv, Paratici, për të tentuar brazilianin Emerson Palmieri nga Chelsea.
Bëhet fjalë për një operacion për verën e ardhshme për një lojtar që Sarri e njeh mirë dhe e admiron, por nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi 25-vjeçari është titullar me Lampardin dhe do të nevojitet një ofertë prej 40 milionë eurosh për të tunduar drejtuesit e bluve të Londrës.























