14:14 / 05.02.2020
“Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”
Frenkie de Jong holandezi i Barcelonës, është i bindur se skuadra e tij mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Katalonasit nuk po kalojnë formën e tyre më të mirë këtë sezon të garave, megjithatë, ish-ylli i Ajaxit beson se “bluagranat” mund të arrijnë objektivin e tyre, trofeun e garës më të madh në Evropë.
“Po mendoj se mund ta fitojmë këtë vit. Ideja mes Barcelonës dhe Ajax është e njëjtë, ka ndryshime por vjen nga i njëjti person, Johan Cruyff”, tha De Jong.
Kujtojmë se sezonin e kaluar, Barcelona ishte eliminuar nga Liverpool në Ligën e Kampionëve.























