Ish-futbollisti i Fenerbahce dhe Bursaspor përforcon Gjilanin
BKT
Sport

Ish-futbollisti i Fenerbahce dhe Bursaspor përforcon Gjilanin

Gjilani vazhdon të përforcohet. Gjilanasit që synojnë titullin kampion, kanë blerë edhe një mesfushor qendre, i cili ka një të shkuar në Turqi me moshat e Bursaspor dhe Fenerbahce.

Bëhet fjalë për futbollistin Fatlind Azizi, i cili ka firmosur dhe shihet si pjesë e rëndësishme e Gjilanit në vazhdim.

“SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19-vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.

Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vite ishte pjesë e të rinjve të Bursaspor dhe Fenerbahçes.

Përvoja e tij në kampionatin e të rinjëve në Turqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin. Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat ‘kuqebardh’ këtë edicion”, thuhet në njoftimin Gjilanit.