12:10 / 06.02.2020
Guardiola “fiksohet” pas Luis Albertos
Pep Guardiola ka shprehur interesimin për mesfushorin e Lazios, Luis Alberto.
Spanjolli është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më në formë te Lazio dhe paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vëzhguar nga Pep Guardiola që e shikon atë si një alternative të vlefshme të Kevin De Bruyne.
27-vjeçari ka një kontratë deri në 2022-in me bardhekaltërit ndërkohë që me Lotiton është e vështirë të negociosh ku për fantazistin kërkon të paktën 50 milionë euro.
Do të ketë shumë rëndësi për të ardhmen e lojtarit kualifikimi në Champions i Lazios, ku nëse do të arrihet atëherë shanset e largimit të Luis Albertos do të ishin pothuajse zero.























