Falcao merr mega-ofertë nga Arabia Saudite
BKT
Sport

Falcao merr mega-ofertë nga Arabia Saudite

Aventura e Radamel Falcaos te Galatasaray nuk po shkon ashtu siç duhet.

Për shkak të problemeve fizike të përsëritura bomber kolumbian nuk ka luajtur rregullisht dhe në fund të sezonit drejtuesit mund të mbyllin bashkëpunimin.

Për Falcaon mësohet se ka ardhur një ofertë te rëndësishme nga Al Hilal në Arabinë Saudite të cilët duan të zëvendësojnë Bafetimi Gomis dhe janë gati t’i ofrojnë 12 milionë euro për 2 sezone bomberit 35-vjeçar ndërsa Galatasarayt 5 milionë euro, shumën që shpenzuan për ta marrë nga Monaco verën e kaluar.