Mourinho e dëshiron yllin e Romës te Tottenham
BKT
Sport

Mourinho e dëshiron yllin e Romës te Tottenham

Jose Mourinho iu ka kërkuar drejtuesve të Tottenham Hotspur që t’ia sjellin Cengiz Underin e Romës në Londër.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, përveç Tottehamit edhe 22-vjeçari e sheh me një sy të mirë kalimin te Spurs.

Blerja e turkut mund të ndodh vetëm në qoftë se Tottenham arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Under luajti pak këtë sezon për romakët për shkak të lëndimeve që pati, transmeton lajmi.net.

Roma e bleu sulmuesin nga Istanbul Basaksehir në vitin 2017 për shifren e 14 milionë eurove. Në 82 ndeshje për kryeqytetasit, Under shënoi 16 gola dhe dhuroi 11 asiste.