Lajmi i mirë për tifozët e Milanit, Ibra gati për derbin e Madoninës!
BKT
Sport

Lajmi i mirë për tifozët e Milanit, Ibra gati për derbin e Madoninës!

Zlatan Ibrahimoviq sipas të gjitha gjasave do të jetë në fushë në derbin e të dielës në mbrëmje ndaj Interit.

Suedezi nuk ishte në dispozicion ndeshjen e kaluar dhe kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi ndaj Veronës.

Mirëpo, tashmë Ibrahimoviq do të rikthehet të stërvitet me grupin dhe duket se e ka marrë veten. Sulmuesi ka qenë edhe një ogur i mirë për Milanin, duke qenë se skuadra i është rikthyer sukseseve me Ibrën.

Kështu, Interi është i paralajmëruar për derbin e qytetit dhe tekniku Antonio Conte bën mirë që të marrë masat për të bllokuar lëvizjet e 38-vjeçarit në zonë.