Edhe dy gjigantët italian e duan Messin
BKT
Sport

Edhe dy gjigantët italian e duan Messin

Largimi i mundshëm i Lionel Messit nga Barcelona, është lajmi që ka “pushtuar” mediat e huaja, por edhe rrjetet sociale.

Sipas Gazzetta dello Sport, argjentinasi është i pakënaqur tek “blaugranat” pas zënkave që kishte me Abidalin dhe sëfundmi edhe me portierin Ter Stegel.

Gazzetta dello Sport shkuan se situatën e Messit janë duke e vëzhguar më kujdes skuadrat e mëdha evropiane, duke përfshirë edhe dy klubet e fuqishme italiane, Inter dhe Juventus.

Siç raportohet, asi argjentinas ka një klauzole në kontratën e tij me Barcelonën, por nëse lojtari dëshiron të largohet duhet ta lajmërojë 30 ditë përpara klubin katalonas dhe ai mund të transferohet falas, transmeton Scanner.

Manchester City, Manchester United, PSG, Juventus dhe Inter janë klubet që pritet të futën në garë të “nxehtë” për ta blerë shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Mbetet të shihet nëse Juventusi do të mund t’i bëj bashkë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në një skuadër, e që do të krijohej një dyshe fantastike.