Westbrook mposht Lakers-at, fitojnë Bucks e Blazzers
BKT
Sport

Westbrook mposht Lakers-at, fitojnë Bucks e Blazzers

Russell Westbrook fiton pothuajse i vetëm duelin me Anthony Davis dhe LeBron James.

Për t’i shkaktuar humbjen e 12-të sezonale Los Angeles Lakers mendoi Houston Rockets që fitoi brenda në Staples Center me rezultatin 121-111.

Me James Harden totalisht në hije që e mbylli sfidën me 14 pikë 7 rebound e 7 asiste, diferencën në këtë sfidë e bëri Russell Westbrook. Ish-lojtari i City Thunder koleksionoi në total 41 pikë, 8 rikuperime poshtë tabelës dhe 5 asiste.

Në krahun tjetër Anthony Davis regjistroi 32 pikë 13 rebound dhe 3 asiste ndërkohë që mbreti James iu afrua një tjetër triple-double në karrierë teksa e mbylli ndeshjen me 18 pikë 9 rebound dhe 15 asiste.

Për Houston Rockets kjo ishte fitorja e 33-të në 51 takime. Vazhdon të fitojë ndërkohë Milwaukee Bucks që nuk ka rivalë në konferencën e Lindjes teksa kryeson bindshëm. Këtë herë skuadra nga Wisconsin mposhti me rezultatin 112-101 Philadelphia 76ers.

Giannis Antetokounmpo ishte thjeshtë fenomenal në këtë sfidë teksa koleksionoi në total 36 pikë 20 rebound dhe 6 asiste. Për Philadelphia 76ers kjo ishte humbja e 4-t rresht me skuadrën nga Pennsylvania që është zhytur në një minikrizë por për momentin nuk rrezikon prezencën e saj në play-off.

U rikthye menjëherë te suksesi Portland Trail Blazzers që mori fitoren e 5-të në 6 ndeshjet e fundit pasi kaloi falë një periode të 4-t fantastike, me shifrat 125-117 San Antonio Spurs.

Damian Lillard me 26 pikë, ishte lojtari më i mirë mbi parket për Portland që me këtë sukses u ngjit në vendin e 9-të në Perëndim me 24 fitore dhe 28 humbje, duke rritur shanset për një vend në play-off.