12:22 / 11.02.2020
Ricaktohet mbledhja për ligjin për prokurori publike
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e ricaktoi seancën e Komisionit për Çështje Evropiane. përcjell GazetaExpress nga Shenja.
Seanca, në vend se në ora 10.00 do të mbahet në ora 13.00.
Në rend dite është Propozim-ligji për prokurori publike dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë.























