Fundi i një epoke te Bayern
BKT
Sport

Fundi i një epoke te Bayern

Javi Martinez është i vendosur që të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës, pas tetë sezonesh në Bundesligë.

Performancat e spanjollit nëpër vite kanë qenë gjithnjë e më të dobëta, ashtuqë klubi gjerman po mendon seriozisht shitjen e tij.

Sipas asaj që raporton SportBild, Athletic Bilbao është gati ta paguajë klauzolën e largimit të mesfushorit, i cili para se të largohej për në ‘’Allianz Arena’’ në vitin 2012 ishte lojtari kyç i klubit bask, transmeton lajmi.net.

Bashkë me lojtarin bask pritet të largohet edhe mesfushori tjetër, Corretin Tolisso, ku me paratë e shitjes së të dyve do të siguroheshin fonde për blerjen e Karl Havertz nga Bayer Leverkusen.

Martinez regjistron 11 paraqitje për Bayernin në këtë sezon, ndeshje në të cilat nuk ka arritur të lërë gjurmë.