16:35 / 14.02.2020
Edhe Newcastle United pas Vedat Muriqit
Newcastle United është një tjetër klub i madh anglez, që i ka hyrë garës për sulmuesin kosovar te Fenerbahces, Vedat Muriqin.
Ylli i “Dardanëve” është duke shkëlqyer tek gjiganti turk duke qenë njëri ndër sulmuesit me të frikshëm në Turqi.
Sipas mediave turke, Newcastle United është skuadra e radhës që po e monitoron Muriqin.
Madje, thuhet se Newcastle United është gati të paguaj 35 milionë euro për sulmuesin kosovar.
Ndryshe, Muriqi ka kohë kërkohet nga Tottenham e Manchester United, por edhe nga skuadra italiane, Lazio.























