Interi e do Aubameyang pasues të Martinez-it
BKT
Sport

Interi e do Aubameyang pasues të Martinez-it

Klubi italian, Inter është duke menduar për pasuesin e Lautaro Martinez.

Sipas mediave italiane, “Nerazurët” janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit te Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Martinez është duke u kërkuar nga dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid.

Në rast se argjentinasi do të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni, atëherë mësohet se internistët e duan Aubameyang pasues te Martinez.

Siç raportohet, Arsenali e vlerëson lojtarin 70 milionë euro.