Jadon Sancho i mahnit të gjithë, e kërkon edhe Barcelona
BKT
Sport

Jadon Sancho i mahnit të gjithë, e kërkon edhe Barcelona

Garës për shërbimet e Jadon Sancho i është bashkuar një tjetër klub i madh.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona po monitoron talentin e Borussia Dortmund dhe pritet të përgatisë një ofertë për klubin gjerman.

PSG, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City po ndjekin me interes paraqitjet e 19-vjeçarit anglez, i cili po zhvillon një tjetër sezon fantastik.

Sancho është golashënuesi më i mirë i verdhezinjve në Bundesligë me 13 gola dhe po kaq asiste, raporton abcneës.

Çmimi i kartonit të tij po rritet nga dita në ditë dhe Dortmund fërkon duart. Fundi i sezonit do të sjellë një ankand për anësorin ofensiv, por futja e Barcelonës në garë i ka trembur të gjithë.