13:54 / 15.02.2020
Kështu mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë më epërsinë prej 2-0, kundër Drenicës, takim ky që po luhet në Suharekë.
Topalli (18’) dhe Hoxha (31’), shënuan për skuadrën e Ismet Munishit.
Më epërsinë prej 2-0, e ka mbyll pjesën e parë edhe Prishtina në duel me Vushtrrinë, në ndeshjen që po luhet në “Fadil Vokrri”. Endrit Krasniqi (3’) dhe Oto John (10’), realizuan për kryeqytetasit.
Ndërkohë, pjesa e parë në mes Ferizajt dhe Feronikelit ka përfunduar me epërsinë e nikoqirëve prej 1-0. Orana (40’) shënoi golin për ferizajasit.























