Juventus ka një lajm të mirë për Buffonin
BKT
Sport

Juventus ka një lajm të mirë për Buffonin

Juventus janë duke u përgatitur për t’i ofruar kontratë të re një vjeçare portierit Gianlugi Buffon.

Tuttosport raporton se kampionët e Italisë janë të interesuar t’i vazhdojnë kontratën portierit 42 vjeçar.

Buffon do të ulet për të biseduar vazhdimin e kontratës me Juventusin gjatë muajit mars.

Kujtojmë se Buffon është ribashkuar me Juventusin verën e kaluar, pas një sezoni të kaluar në Francë te PSG, transmeton lajmi.net.

Që nga kthimi në Torino, ai është paraqitur 11 herë në të gjitha garat.