15:47 / 15.02.2020
Ja si duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme
Ballkani pas fitores kundër Drenicës (3-0), mbetet në krye të tabelës me 37 pikë, vetëm tri me shumë së Prishtina e cila sot mundi Vushtrrinë bindshëm prej 4-0.
Ndërkohë, Feronikeli pas “kiksit” me Ferizajn (1-1), ka bërë një hap prapa në garën për kreun e tabelës, pasi që ka 28 pikë në vendin e pestë, derisa Ferizaj mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 19 pikë në vendin e 10-të.























