16:53 / 15.02.2020
De Vrij: Conte ka sjellë mentalitet fituesi në Inter
Futbollisti i Interit, De Vrij, ka lavdëruar trajnerin Antonie Conte.
De Vrij duke folur për mediat italiane, thotë së Conte ka sjellë në Inter mentalitet fituesi. Sipas tij, inernistët janë të gatshëm të përballen me sfidat e këtij sezoni.
“Conte ka sjellë mentalitet fituesi. Jemi një grup i bashkuar për të përballuar vështirësitë”, ka thënë De Vrij.
Inter aktualisht ndodhet në krye të tabelës në Serie A me 54 pikë, aq sa ka edhe Juventusi në pozitën e dytë.























