17:41 / 15.02.2020
Leipzig thyen Werderin e Rashicës, Leverkusen fiton në frymën e fundit
Janë mbyllur takimet e Bundesligës gjermane, me një numër shumë të madh golash dhe me rezultate surprizë.
Bayer Leverkusen ia ka dalë të triumfojë vetëm në sekondat e fundit takimin kundër Union Berlin, me rezultatin 2-3. Ishte Karim Bellarabi ai që i dha fitoren “Aspirinave” në Berlin.
Leipzig nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposht Werder Bremenin e Milot Rashicës, me rezultatin 3-0. Kloosterman, Schick dhe Mukiele shënuan për djemtë e Nagelsmann.
Ausburg dhe Freiburg janë ndarë në barazim 1-1, ndërsa Wolfsburg triumfoi 2-3 në transfertë kundër Hoffenhaim. Hertha Berlin mori tri pikë të arta në transfertë kundër Paderborn, pas fitores 1-2.























