17:57 / 15.02.2020
Barcelona mund Getafën, asnjë minutë për Manaj
Barcelona ka vuajtur por ka fituar përballjen me Getafën.
“Blaugranat” mundën Getafën, me rezultat 2-1, të shtunën në kuadër të javës së 24-të në La Ligë.
Griezmann (33’) dhe Roberto (39’), shënuan nga një gol për fitoren e katalonasve, derisa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Angel (66’).
Sulmuesi shqiptar Rey Manaj edhe pse ishte ftuar për këtë ndeshjes, megjithatë, lojtari kuqezi terë ndeshjen e shikojë nga bankina.
Pas kësaj fitore, Barcelona ka 52 pikë, aq sa ka Real Madridi në krye të tabelës, por këta të fundit kanë një ndeshje me pak, kurse, Getafe renditet e 10-ta me 30 pikë të grumbulluara.























