Tërmet me magnitudë 3.4 godet Greqinë, dy lëkundje dhe në Shqipëri

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Greqinë, dy lëkundje dhe në Shqipëri

Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos. Ky fakt është bërë i ditur nga Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos. Po ashtu, dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter.