Verona barazon me Udinese, Rrahmani e Kumbulla protagonistë
BKT
Sport

Verona barazon me Udinese, Rrahmani e Kumbulla protagonistë

Verona beson te Europa dhe paraqitjen në fushë po i japin të drejtë, sepse pas fitores së bujshme 2-1 ndaj Juventusit, arriti të marrë një pikë me mjaft vlera në transfertën e friuliane ndaj Udineses.

Me një nga mbrojtjet më të mira në kampionat, skuadra e drejtuar nga Juric ia doli të rezistojë e të mos marrë gol as në “Dacia Arena”, ku sërish titullarë dhe protagonistë ishin dy mbrojtësit shqiptarë Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Nga ana tjetër, veronezët dolën shpesh edhe në sulm, duke rrezikuar disa herë kuadratin e argjentinasit Musso, por sulmuesit nuk u treguan të saktë dhe nuk arritën të gjejnë qoftë edhe një gol, për të marrë 3 pikët.

Me këtë barazim Verona mban vendin e 6 të renditjes me 35 pikë, pozicion ky që të çon në Europa League, ndërsa tashmë mision i do të jetë blindimi i pozitave, për të mbetur aty deri në fund të sezonit.