Kështu duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot

Kështu duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot

Renditja tabelore e IPKO Superligës vjen më disa ndryshime pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot.

Drita me fitoren kundër Gjilanit (2-0), ngjitët në vendin e dytë me 34 pikë, aq sa ka Prishtina në pozitën e tretë, dhe tri pikë më pak se lideri i tabelës, Ballkani.

Ndërkohë, Flamurtari me trepikëshin e fituar kundër Trepçës ’89 (4-3), rrite shpresat në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit tonë, pasi tani ngjitët në vendin e nëntë me 22 pikë të grumbulluara.