Neymar “rikthehet” te Barcelona, por vetëm për disa minuta

Neymar “rikthehet” te Barcelona, por vetëm për disa minuta

Barcelona nuk ia doli të rikthejë brazilianin Neymar në “Camp Nou” gjatë merkatos së verës, pro këtë gjë “e kanë bërë për disa minuta” gjatë paradites së sotme grupi i hakerave “OurMine”, që ka hakëruar llogaritë në rrjetet sociale të klubit katalan.

Ata postuan një foto ku i urohej mirëseardhja në Katalunjë brazilianit Neymar, ndërsa nuk mungoi as hashtagu “#BartomeoOut”, kundër presidentit të klubit, që është kritikuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

Më pas grupi ka sqaruar se kjo është hera e dytë që kanë hakëruar llogarit e klubit katalan dhe se sistemi i mbrojtjes së tyre është përmirësuar, por nuk është ende i pathyeshëm.