Bylis shokon Kukësin, fitojnë Partizani dhe Flamurtari

Bylis shokon Kukësin, fitojnë Partizani dhe Flamurtari

Kukësi bën një ndalesë të papritur në kampionat, duke mos shkuar më shumë se rezultati 1-1 ndaj Bylisit.

Skuadra verilindore gjeti avantazhin në minutën e 30-të. Emiliano Msta lëshon një goditje “bombë” nga distance që do të shkonte në fundin e rrjetës së Hidit. Asnjë shans reagimi për portierin e njohur.

Bylis tentoi të reagonte duke gjetur shtyllën, ndërkohë që do të kishin fatin në anën e tyre në fundin e ndeshjes.

Mocone arriti që të shënonte golin e barazimit në sekondat e fundit të shtesës duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. Kjo fitore gjithsesi e mban Kukësin në krye me një pikë më shumë se Tirana.

Afrohet, Partizani që mori një fitore të madhe me përmbysje 3-1 ndaj Laçit. Xhixha zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28-të, por reagimi i ekipit të Sormanit do të ishte mjaft i mirë.

Trashi në minutën e 31-të dhe Bitri dy minuta më pas vulosën fitoren e 11 këtë sezon për Partizanin që blindon vendin e tretë në renditje. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Telushi shuajti shpresat e kurbinasve duke shënuar edhe golin e tretë.

Flamurtari arriti që të merrte fitoren e parë për  këtë sezon, duke mundur 1-0 Luftëtarin në Gjirokastër me një gol të shënuar nga Ribaj, raportojnë mediat shqiptare.