Përsëri probleme për Balotellin, u shantazhua nga një vajzë

Përsëri probleme për Balotellin, u shantazhua nga një vajzë

Ka raporte në Itali se Mario Balotelli ishte viktima e shantazhit në tentativë nga një vajzë 18-vjeçare, ndërsa ai ishte duke luajtur për Nice.

Sipas gazetës Giornale di Vicenza, sulmuesi aktual i Brescia kishte një lidhje të shkurtër me vajzën nga Vicenza kur ishte 17 vjeç.

Ajo në atë kohë e kishte siguruar italianin që nuk ishte e mitur, transmeton lajmi.net.

Pasi ata kishin fjetur së bashku, pretendohet se ajo atëherë zbuloi moshën e saj të vërtetë dhe kërkoi 100 mijë euro për të heshtur.

Është pohuar se ajo kërcënoi jo vetëm të shkojë në gazeta, por edhe të akuzojë Balotellin për sulm seksual.

Tani është çështje policore, pasi autoritetet në Vicenza përfunduan hetimet e tyre për vajzën.