Juve fiton edhe pa Ronaldon, mund Brescian

Juve fiton edhe pa Ronaldon, mund Brescian

Juventusi fiton edhe pa Cristiano Ronaldon. “Zonja e Vjetër” mundi Bresican, me rezultat 2-0, të dielën në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Kampionët në fuqi të Italisë, arkëtuan edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit.

Dybala (38’) dhe Cuadrado (75’), shënuan nga një gol për fitoren e torinezëve. Pas kësaj fitore, Juve rikthehet në krye të tabelës me 57 pikë, tri më shumë së Interi, kjo e fundit ka një ndeshje me pak, kurse, Brescia renditet e parafundit me vetëm 16 pikë të tubuara.