Tottenham në minutat shtesë siguron fitoren ndaj Aston Villas

Tottenham në minutat shtesë siguron fitoren ndaj Aston Villas

Tottenham ka arritur të fitojë tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Aston Villa, e vlefshme për javën e 26-të në Premierë Ligë.

Alderweireld në minutën e nëntë shënoi autogol duke i dërguar vendasit në epërsi, ndërsa i njëjti në minutën e 27-të barazoi rezultatin.

Epërsinë mysafirëve iu dha Son në minutat shtesë të pjesës së dytë (45+2), i cili njëherë dështoi nga pika e bardhë, por topi iu kthye dhe me pas lehtësisht e dërgoi në portë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, raporton arbreshi.

Në pjesën e dytë ishte Engels në minutën e 53-të që barazoi rezultatin, kurse Son e vulosi fitoren në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+5) pas një gabimi nga mbrojtja e Aston Villas.

Tottenham mbetet në pozitën e gjashtë me 38 pikë, kurse Aston Villa renditët në pozitën e 17-të me 26 pikë.