Vushtrria-Drita, ndeshja hapëse e javës së 19-të

Vushtrria-Drita, ndeshja hapëse e javës së 19-të

Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Dritës, e cila do të zhvillohet të premten, do ta hapë javën e 19-të në Ipko Superligë.

Ndërkohë, dy ndeshje do të luhen të shtunën, ku Llapi është mikpritës i Feronikelit, derisa Prishtina udhëton në Skenderaj për t’u ballafaquar me Drenicën. Tri duelet e tjera zhvillohen të dielën, ku lideri i renditjes e pret Ferizajn, derisa Gjilani dhe Trepça’89 do të kenë punë me Flamurtarin, përkatësisht Dukagjini.

Ipko Superliga – Java e 19-të
E premte, 21 shkurt
13.00 Vushtrria-Drita

E shtunë, 22 shkurt
13.00 Llapi-Feronikeli
13.00 Drenica-Prishtina

E diel, 23 shkurt
13.00 Ballkani-Ferizaj
13.00 Gjilani-Flamurtari
13.00 Trepça’89-Dukagjini