Armando Broja nënshkruan kontratë profesionale me Chelsean
BKT
Sport

Armando Broja nënshkruan kontratë profesionale me Chelsean

Armando Broja ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Chelsean.

Sulmuesi i talentuar shqiptar që pritet të ketë një të ardhme të ndritur, ka marrë shpërblimin e parë të madh nga ‘Blutë’ e Londrës.

Është Broja që në llogarinë e tij në Instagram ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës me Chelsean.

“Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë profesionale me Chelsean”, ka shkruar Broja, përcjell lajmi.net.

“Faleminderit prindërve dhe familjes time që më kanë përkrahur, pa të cilët nuk do të isha këtu”.

Broja është edhe pjesë e Shqipërisë U21, dhe ka një ‘nuhatje të frikshëm’ goli.